Një makinë është vënë në flakë në qytetin e Gramshit.
Policia bën me dije se makina në pronësi të shtetasi me inicialet K.H, 55 vjeçar, ishte e parkuar përpara banesës së tij përpara se të merrte flake.
Dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme. Fatmirësisht aksush nuk është lënduar nga flakët.
Në lagjen “Sporti”, ne mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K.H., 55 vjeç, i cili ishte i parkuar para banesës, ka rënë zjarr. Në momentin që mjeti ka marrë flakë, pronari e ka konstatuar dhe me mjete rrethanore ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar pjesërisht mjeti. Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 151 e 22 të Kodit Penal”-njofton policia.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...