Banesat që u dëmtuan nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit kanë rënë sërish pre e grabitjeve.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy persona kanë arritur të marrin orendi të ndryshme shtëpiake dhe sende të tjera me vlerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 dhe 17 në qytetin bregdetar.
Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale: E.Ll., 30 vjeç dhe A.K., 47 vjeç. Të arrestuarit në fjalë nuk janë të panjohur për policinë, pasi janë dënuar edhe më herët për vjedhje.
Që prej ditës që këto banesa të shkatërruara u shpallën të pabanueshme nga ekspertët, ato duhet të ruheshin me patrullë nga policia./vizionplus
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...