Policia e Shqipërisë ka arrestuar drejtuesin e automjetit, i cili përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit të rrugëve dhe u largua nga vendngjarja.
Aksidenti i rëndë ndodhi të hënën në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku 51-vjeçari Sh.A., ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra pas përplasjes nga mjeti që drejtohej nga 29-vjeçari i arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./euronews.al
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...