Godina 6 katëshe i reziston 3 kilogramëve eksploziv

12:57 | 18 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Instituti Kombëtar i Mrrojtjes së Territorit ka shembur një objekt 6 katësh në zbatim të planit të Unazës së Re.

Objekti ndodhej në Lotin e tretë dhe për shembjen e tij u hapën 200 furnela dhe u përdorën 3 kg lëndë plasëse C4.

Fillimisht u vendos perimetri i sigurisë dhe u larguan persona dhe mjetet që ishin pranë dhe më pas u procedua me ndërhyrjen e forcave të xhenios.

Pavarësisht shpërthimit të kontrolluar objekti i rezistoi goditjes. Për realizimin e shembjes u përdorën më tej mjetet e rënda.