Ditën e sotme është betuar para presidentit Bajram Begaj, anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese, Ilir Toska.
Ky i fundit u zgjodh nga Gjykata e Lartë më 12 shtator.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, Toska me dorën mbi Kushtetutën u shpreh: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, njofton Presidenca.
Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese:
1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare
2. Marsida Xhaferllari, anëtare
3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
4. Dr. Elsa Toska, anëtare
5. Altin Binaj, anëtar
6. Sonila Bejtja, anëtare
7. Dr. Sandër Beci, anëtar
8. Ilir Toska, anëtar
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...