Një zjarr u regjistrua mesditën e sotme në hyrje të fshatit Dhoksat, Gjirokastër.
Flakët përfshinë fillimisht një zonë me shkurre për tu përhapur më pas në një sipërfaqe të gjerë kullote.
Në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikës.
I ndihmuar nga era dhe terreni i thatë zjarri mori përmasa të mëdha dhe u përhap në rrethinat e fshatit Dhoksat.
Zjarrfikësit dhe banorët e zonës ndërhynë me shpejtesi për lokalizimin dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit.
U bë izolimi i flakëve dhe po punohet për fikjen e plotë të zjarrit./euronews.al
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...