Një specie e re është zbuluar mbrëmjen e 12 tetorit në Orikum.
Në rrjetet e ngritura nga kampi i unazimit ra një Fishkëllyes i murrmë (Phylloscopus fuscatus), një shpend i vogël me peshë 8.2 gr., me gjatësi krahësh 5.4 cm, gjatësi bishti 4.3 cm dhe gjatësi mesatare bisht-kokë 11-12 cm.
Fishkëllyesi i murrmë është specie e re për vendin tonë dhe e pavrojtuar asnjëherë më parë. Ai u zbulua nga studiesit e huaj hungarezë nga MME – Magyar Madártani Egyesület dhe shqiptarë nga AOS.
Zogu është mjaft i rrallë në Europë dhe konsiderohet si endacak.
AOS raporton se specia ndodhet kryesisht në Azi dhe pika më e afërt me Shqipërinë janë Himalajet ose kufiri Indi-Pakistan-Nepal siç shihet edhe në hartën e shpërndarjes.
“Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj.
Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folezimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj. Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita).
Por shpina tek Fishkëllyesi i murrmë është më e errët dhe në ngjyrë gështenjë. Po kështu këmbët e të murrmit janë në ngjyrë të hapur,”-shkruan AOS në një postim në faqen zyrtare Facebook.
Ky zbulim i jashtëzakonshëm jep një kontribut të madh në njohjen më të mirë të faunës së Shqipërisë.
Shqipëria dënon sulmin raketor të Iranit në Turqi
Bora e mposht Rahovecin për t’ia thelluar edhe më shumë kriz...
Iraku në kaos/ Ndërprerje energjie, shpërthime e dronë të rr...
Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjas...
Raketa iraniane drejt Turqisë, Erdogan: Nuk i lëmë asgjë ras...
Izraeli sulmon Tabrizin, ndër qytetet më të mëdha të Iranit ...