Kufoma e dekompozuar e italianit 59-vjeçar, Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004, dyshohet se ndodhet në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Tavernola në Itali. Ata i thanë policisë se në makinën e zhytur 80 metra në fund të liqenit kishin parë një kufomë.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të zhdukur. Rosario Tilotta njihej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale për likuidimet e saj.
Vëllai i tij pas mësimit të lajmit, është i bindur se i vëllai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë. Ai thotë se dyshonte se vëllai u zhduk me një shumë të madhe parash. Tillota, i lindur në Tunizi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cila ia sillte në shtëpi një shqiptar.
Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai. Ajo që i bën të dyshojnë edhe më shumë karabinierët është fakti se nga momenti i zhdukjes, është dashur disa javë që gruaja të kryente denoncimin./lapsi.al/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...