Kufoma e dekompozuar e një 45 vjeçari, i zhdukur para tre muajsh, është gjetur në mal sipër staneve të fshatit Marrnaq të Njësisë Administrative Qelëz të Pukës.
Policia e Shkodrës, ka sqaruar ngjarjen për të ndjerin, Zef Nikollë Prenga, i lindur në fshatin Gojan i Madh dhe banues në Krujë.
Njoftimi i plotë policisë:
Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018).
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër
Veprimet do kryhen në Morgun e Spitalit Pukë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.-thuhet në njoftimin e Policisë./dritare.net/
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...