Dy vëllezër nga Skrapari janë arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet dhe në banesën e 33-vjeçarit me iniciale E.I. dhe 36-vjeçarit me iniciale S.I. janë gjetur dhe sekuestruar rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis.
Në makinën me të cilën transportonin lëndën narkotike, ata mbanin armë zjarri e municion luftarak.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së, në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, pas një hetimi intensiv proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacionin policor të koduar ‘Presentation’.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale“, bëhet e ditur në njoftim.
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...