Një biznesmen italian, 44-vjeç, i identifikuar si Edoardo Sarchi, u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës. Mësohet se një person ka qëlluar me automatik teksa u shkëmbye me automjetin ku udhëtonte 44-vjeçari italian.
Në fillim ka qëlluar gomat dhe më pas në drejtim të tij. Italiani vinte nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari. Biznesmeni rezulton pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.
Policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Fierit dhe Vlorës, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme.
Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia./tar
Bislimi priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë...
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...