Policia e Korçës ka bërë të ditur se një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes në Drenovë të Korçës. Sipas policisë, ai dyshohet te jetë shtetas i huaj, emigrant nga vendet e treta.
Nga të dhënat e para të policisë, ai dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia, raporton A2Cnn.
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike
Hajni thyen kasafortën e xhamisë dhe merr 300 euro në Kameni...
Zhduket një grua në Prizren
U përleshën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq
Një viktimë dhe 57 aksidente në 24 orët e fundit