Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në Malet e Pashtrikut.
Lajmin e ka konfirmuar Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës.
“Bisedova me komandantin e policisë atje. Po, mund t’ua konfirmojmë se i njëjti është gjetur i vdekur sot”, tha ai për Klankosova.
Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.
Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.
Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë.
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...
Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizne...
PSD mban aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Partitë dhe IKD në debat rreth punës së legjislaturës së 10-...
PSD: Qëllimi ynë është të kalojmë pragun zgjedhor
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...