Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë të shtunën rreth orës 06:30, në lagjen nr.4 në Pogradec.
Viktima e identifikuar si L. P. ishte banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Ndërkaq, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
“Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftim. /Tch/
Takime me krerë institucionalë, Kurti nesër në Tiranë
Vendet ku sot do të ketë reduktime të rrymës
Sot protestohet kundër marrëveshjes së Ohrit, kërkohet dorëh...
Diplomati gjerman tregon kur do ta njohin Kosovën 5 vendet e...
Kandiq i reagon Patriarkut serb që manipuloi me të vrarët ng...
PDK sot mban konferencë për medie