Gjenden vajzat e zhdukura në Korçë

10:54 | 16 Maj 2015
M. A.

Gjenden dy vajzat e mitura që prej 3 ditësh ishin denoncuar si të zhdukura nga familjet e tyre në Korçë. Ato u gjetën në një prej lokaleve të qytetit mbrëmjen e djeshme.

Policia i ka shoqëruar në Komisariat 14 – vjeçaren E.D. dhe 15 – vjeçaren K.Z. dhe i ka pyetur në prani të psikologes.

Ato kanë deklaruar se ishin larguar nga familja me dëshirë dhe askush nuk i kishte detyruar.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Po vijojnë hetimet për vërtetimin e dëshmive të tyre./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale