Pas 6 ditë operacioni kërkim-shpëtimi, janë gjetur sot pasdite në minierën e Bulqizës trupat e pajetë të tre minatorëve kinezë.
Ditë e shtunë tre minatorët u bllokuan në nivelin e 21 të minierës, për shkak të një shpërthimi të fuqishëm gazi.Pas aksidentit të shpërthimit të gazit në minierë, ku mbetën të plagosur edhe tre minatorë kinezë, pala kineze dhe ajo shqiptare kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë gjatë këtij operacioni, i cili vazhdoi pa ndërprerje duke krijuar kushtet e përshtatshme në nëntokë për grupin e kërkim-shpëtimit dhe stafet inxhinieriko teknike dypalëshe.
Grupi i punës së qeverisë shqiptare i kryesuar nga zv. ministri i Energjisë, Gëzim Musebelliu dhe grupi i punës i Ambasadës kineze, kanë qëndruar në vendngjarje duke ndihmuar në drejtimin dhe koordinimin e operacionit.
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...
Sot varroset Alush Gashi
Trump: Jemi mes marrëveshjes me Iranin dhe luftës
27 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut