Një sasi droge prej gati 7 kilogramësh është zbuluar në Portin e Durrësit mbrëmjen e së premtes (24 maj), ndërsa dy persona kanë rënë në pranga, të identifikuar si Arjan Doçi 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç.
Bëhet me dije se droga është zbuluar në një furgon me targa angleze, ndërsa u kap në momentin që po kalonte pikën e kalimit kufitar drejt Italisë.
Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në dyshemenë e furgonit, ndërsa ishte ndarë në 7 pako. Furgoni është prone e kompanisë “Bledi Trans”, e cila transportonte pako për emigrantët./rtsh.al/
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...