Gjatë vikendit do të mbërrijnë edhe 90 mijë e 800 vaksina të AstraZeneca-s në Shqipëri

16:52 | 15 Prill 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në vikend do të arrijnë edhe 90 mijë e 800 vaksina të AstraZenecas.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit dhe do të tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit.

Postimi i plotë:

TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira

Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë.

🔴 TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA💪

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e…

Posted by Edi Rama on Thursday, April 15, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara