Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në profilin e saj në Facebook, për atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës, ku mbetën të plagosur dy persona, ndërsa ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e atentatorëve.
Ajo ka theksuar se prej kohësh, në qytetin bregdetar të Vlorës po ndodhin ngjarje kriminale të mëdha dhe se thuajse asnjë prej krimeve nuk ndodh për shkaqe banale, por për përplasje që e kanë zanafillën jo rrallë në shtete të tjera.
Anila Hoxha nuk la pa sjellë në vëmendje as grabitjen e armëve dhe municionit në bazën e Pashalimanit para pak ditësh, ndërsa ngriti alarmin mbi sistemin e drejtësisë, ku “asnjë gjyqtar apo prokuror nuk gjen guximin për t’u përballur me bandat mafioze”.
Me nota ironie për Policinë e Shtetit, gazetarja e Top Channel dhe njëkohësisht njohëse mjaft e mirë e ngjarjeve të kronikës, u ka “kujtuar” këtyre të fundit që të vijojnë me statistikat e gjobave për kundërvajtjet rrugore dhe të mos i prishin territorin krimit të organizuar.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli