Kroacia e re, rivalja e Greqisë apo sekreti i fundit i Europës janë disa nga epitetet me të cilat përshkruhet Shqipëria në një prej gazetave më të njohura spanjolle “El Debate”.
Sipas Irene Martel, Shqipëria po bëhet zbulimi i ri për turistët nga e gjithë bota për shkak të kulturës, plazheve dhe çmimeve, që janë shumë më të lira se në vendet fqinje dhe destinacione të tjera të ngjashme.
Por, çfarë ka Shqipëria, sipas gazetës spanjolle që i bën ata që e vizitojnë të dashurohen pas saj? Në artikull përmendet vija bregdetare mes Vlorës dhe Sarandës, e përshkruar si një nga zonat më të bukura në Europën Jugore dhe si xhevahir i detit Jon.
Ksamili apo Parku Kombëtar i Butrinit janë dy destinacione të tjera që sugjerohen më së shumti për tu vizituar. Dhe sigurisht, Syri i Kaltër i cili konsiderohet një nga atraksionet turistike më të famshme në Shqipëri.
Porto Palermo përshkruhet si një ndalesë e detyrueshme dhe që tregon shumë për historinë e vendit. Po ashtu sugjerohen edhe Himara, plazhi i Gjipes dhe Qeparo. Sa i përket çmimeve, Shqipëria konsiderohet si një vend i përballueshëm si për hoteleri ashtu dhe për restorante./klan.al/
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë
Rama: Sazani tokë publike, as kemi ndërmend ta shesim, as e ...
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...