Kandidati për kreun e PD-së Eduard Selami është shprehur sot se ka kërkuar që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti që gara të bëhet e ndershme.
Selami është shprehur gjithashtu që ka kërkuar edhe që zgjedhjet të bëhen në javën e parë të shtatorit, sepse data 22 korrik nuk i jep mundësinë për të bërë fushatë.
Pjesë nga fjala e Eduard Selamit:
Unë tani takova edhe kandidatin tjetër, Lulzim Basha. Ne u takuam me simpatizantët e demokratët e thjeshtë.
Kjo është një garë brenda familjesh dhe vizionesh. Ky është një model i pakëpërcyer. PD duhet të prezantojë një lidership të ri, bashkëkohor dhe demokratik. Basha nuk e ka. Unë e kam bindjen se unë do e bëj këtë gjë.
I sugjerova që data 22 nuk më jep kohë për të bërë fushatë. Propozova që zgjedhjet të bëhen në javën e parë të shtatorit.
Nëse unë do të isha në vendin e Bashës, do të jepja dorëheqjen.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës