Situata në qarkun Dibër paraqitet dramatike. Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë po i afrohet 50 cm e ndërsa në zonat e larta mbi 80 cm.
Njësitë administrative të cilat janë tërësisht të bllokuara: Selishta, Arasi, Sllova, Kala e Dodës, Reçi dhe shumica e fshatrave të komunës Melan janë tërësisht të bllokuara.
Akset nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës janë te kalueshëm me shumë vështirësi.
Gjatë ditës së djeshme ne disa segmente kanë ndodhur disa aksidente të vogla si pasojë e rrëshqitjes së makinave.
Në afërsi të Kalasë së Dodës janë përplasur 2 automjete ku njëri ka qenë mikrobus linje. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda por vetëm të lënduar./TCH
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...