Fshati Hinkë në Bashkinë Dimal të Shqipëri po përballet me përmbytje të konsiderueshme si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Seman.
Uji ka përmbytur sipërfaqe të mëdha me sera, toka të mbjella dhe parcela me agrume.
Kjo është hera e trete qe brenda 1 muaji kjo zonë përmbytet nga dalja a lumit Seman. Edhe pse shiu ka dy dite qe ka ndaluar se reni prurjet vazhdojnë duke ngritur dyshimet se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e hapjes së portave të hidrocentralit të Banjës.
Me e renduar situata paraqitet për kultivuesit e agrumeve ku me qindra hektar janë nën ujë.
Situata paraqitet shqetësuese, ndërsa dëmet ekonomike në bujqësi janë të ndjeshme.
Fermerët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe strukturat përkatëse për të marrë masa mbrojtëse dhe për të ndihmuar në përballimin e pasojave./tch
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita