Fshati Drenije në Bashkinë e Patosit ngjason me një ishull, ndonëse nuk ka asnjë lidhje me detin.
Rrugët që lidhin 500 banorët e këtij fshati me pjesën tjetër të zonës janë të pakalueshme, sidomos në stinën e dimrit.
Ndonëse ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Patosit, ky fshat është tërësisht i izoluar. 120 familjet e këtij fshati e kanë të pamundur jetesën vetëm për shkak të rrugës së shkatërruar, e cila ka një gjatësi më pak se 2 km dhe është e pakalueshme.
Transportimi i produkteve bujqësore është i pamundur si pasojë e mungesës së rrugës.
Shqetësim serioz janë rastet e urgjencave të të sëmurëve për në Spitalin e Fierit, pasi mjeku i qendrës shëndetësore të fshatit e ka të pamundur të vijë për shkak të rrugës së shkatërruar.
80-vjeçarja Liri Bengaj, ose nënë Pashakua siç e thërrasin banorët, ka 60 vjet e martuar në këtë fshat dhe thotë se për 6 dekada këtu nuk është bërë asnjë investim.
Rruga e prishur është një rrezik evident edhe për nxënësit, të cilët duhet ta përshkojnë atë çdo ditë për të shkuar në shkollë.
Në ditët me shi, pjesa më e madhe nuk e frekuentojnë, ndërsa të tjerët transportohen nga prindërit me kafshë.
Megjithëse kanë kërkuar ndihmë në Bashkinë e Patosit, banorët e fshatit Drenije vazhdojnë të jenë të izoluar.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...