Mijëra banorë të Durrësit, Tiranë, e Krujës janë larguar nga banesat e tyre dhe i janë drejtuar jugut e juglindjes pas lëkundjeve të vazhdueshme të tërmeteve.
Një pjesë thonë se kanë braktisur shtëpitë për shkak të pasigurisë, ndërsa të tjerë për të kaluar këtë situatë stresuese dhe për të qetësuar fëmijët.
Të frikësuar dhe të pasigurt, mijëra banorët nga Durrësi, Tirana e Thumana, kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë zgjedhur juglindjen për të kaluar traumën e tërmetit të 26 nëntorit, shkruan oranews.
Rreth 500 persona përllogaritet të jenë strehuar në Hotelet e Vlorës.
Të shumtë janë ata që kanë gjetur strehë në Elbasan.
Vetëm në një hotel në Zonën e Llixhave janë strehuar mbi 20 persona.
“Na duket sikur na tundet toka, ankth, frikë”
Thonë se kanë kaluar momente të vështirë dhe tronditëse.
Më e keqja është se ndihen të pasigurt për të tashmen dhe të ardhmen
“Ndjenja e frikës është”
Edhe Korçë e Pogradec janë akomoduar shumë familje.
Një pjesë thonë se kanë braktisur shtëpitë për shkak të pasigurisë, ndërsa të tjerë për të kaluar këtë situatë stresuese dhe për të qetësuar fëmijët.
“Nuk e patëm të lehtë as atje ku ishim, as këtu ku erdhëm”
“Jemi larguar nga stresi që kemi përjetuar”
Ndërsa të shumtë janë banorët e zonave të prekura që këto netë të vështira po i kalojnë në makina.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...