Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura po realizojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në terrene malore të mbuluara nga dëbora ❄️ dhe me temperatura nën zero.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, deklaroi se kjo stërvitje synon forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprime në mjedise të vështira.
“Shigjeta Ilire-26” është konceptuar për të përgatitur trupat në përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar gatishmërinë maksimale edhe në situata të paparashikueshme dhe të rrezikshme.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump