Në Shqipëri vazhdojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në jug të vendit, kryesisht në Qarkun e Vlorës, ndërkohë në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuara edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency(AA).
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse e autoambulanca janë angazhuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit.
“Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat. Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënën nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë”, theksohet në njoftim.
Sipas ministrisë vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve edhe në zonat e Qarkut Shkodër dhe në Qarkun e Gjirokastrës.
Ndërkohë, nga autoritetet deri tani nuk është raportuar për dëme në njerëz, përveç dëmtimit të pyjeve dhe bimësisë.
Nga ana tjetër, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i Shqipërisë (IGJEUM) ka njoftuar se sot dhe nesër pritet nivel i latë rreziku për zjarret në pyje në pjesën më të madhe të qarqeve.
Sipas institutit, qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës.
Shqipëria gjatë ditëve të fundit është përfshirë nga temperatura të larta, duke arritur deri në 41 gradë, të cilat kanë shkaktuar edhe zjarre në disa qarqe të vendit, kryesisht në zonat me pyje dhe shkurre.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit