Një ditë pas ngjarjes së rëndë në lagjen ‘11 nëntori’ në Elbasan duket se ka rënë qetësia. Vetëm shenjat e plumbave nëpër ndërtesa flasim për atë që për pak u kthye në tragjedi.
Duket se 71 vjeçari Lefter Zhidru ishte thuajse i panjohur për banorët e kësaj zone. Edhe ata që e njihnin e cilëson si problematik.
Por për policinë dhe struktura të tjera shtetërore 71 vjeçari nuk ishte i panjohur. Disa herë ai ishte thirrur në polici për shkak të konflikteve me fqinjët dhe po kaq herë për shkak të konflikteve me bashkëshortet. 71 vjeçari ishte i martuar 3 herë dhe me secilën martesë kishte nga një fëmijë. Më e vogla 14 vjeçe.
Sot në këtë banesë janë hapur dyert e mortit ndërsa një ditë më parë një e moshuar pikërisht nga këto dritare mbajti për 5 orë me shkëmbin zjarri forcat RENEA dhe gjithë policinë e shtetit ndërsa dy të rinj kalimtar të rastit mbetën të plagosur.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...