Stërvitja ushtarake “Albanian Effort 19” që do të zgjasë disa ditë, ka filluar në Shqipëri me pjesëmarrjen e trupave të vendeve aleate dhe partnere të shtetit pritës, transmeton arbresh.info
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, trupat dhe mjetet e forcave të armatosura në stërvitje janë nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Kroacia, Mali i Zi, Polonia dhe Bullgaria.
“Shqipëria mirëpret stërvitjen ushtarake me pjesëmarrjen e më shumë vendeve aleate e partnere se kurrë ndonjëherë, ‘Albanian Effort 19’”, theksohet në njoftim.
Stërvitja do të zgjasë për një javë në fshatin Bizë të Qarkut të Tiranës, ndërsa theksohet se qëllimi i saj është për të testuar aftësitë ndërhyrëse në kohë krizash dhe për të përmirësuar ndërveprimin mes aleatësh dhe partnerësh në operacionet e përbashkëta./arbresh.info/
Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridori...
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S’ka ndryshime në m...
“Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të...
Petit mbron Arsenalin: Gjithmonë e njëjta histori
OEK: Kosova ka nevojë për stabilitet jo për zgjedhje– Qeveri...