Situata e covid 19 në Shqipëri tanimë është jashtë kontrollit.
Qytetarë të infektuar që kanë mbushur qendrat shëndetësore, spitale dhe që lëvizin nëpër rrugë.
“Jemi një model i Suedisë por në popull jo suedez”, tha Ilir Alimehmeti.
Epdiemiologu Ilir Alihmehmeti thekson se duhet të kalojmë në survejancë aktive, duke kryer më shumë testime për ta frenuar.
“Jemi vendi i fundit në Evropë për testime. Ndërkohë që vetëm kështu ndërpritet zinxhiri i infektimeve”, tha ai.
Duke i konsideruar pothuajse inekzistente masat e ndërmarra deri më tani Alihmehmeti e shikon më shumë problematike situatën në rrethe si Fier, Vlorë e tjerë sesa në Tiranë.
Ndaj një mbyllje pak javore sipas tij do të kishte vlerë vetëm nëse jemi shumë afër vaksinimit të popullatës.
“Në Fier 2 në 3 persona dalin pozitivë. Në Vlorë më shumë se 1 në dy del pozitiv”, tha ai./TCH
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...