Sërish protesta sot në Fier.
Mbështetës të PD e LSI-së kanë dalë sot në protestë në Fier duke mbushur rrugët, para vendit ku kryeministri Edi Rama do të ketë takimin e radhës.
Me pankarta në duar “Rama ik”, “Rama si Chavez” etj, si dhe me vuvuzela qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit. Forca të shumta policie janë në vend duke mbajtur situatën nën kontroll.
Kryeministri Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Fier, ku ka zhvilluar disa takime në njësitë administrative të qarkut. Ndërsa sot ndodhet në qytetin e Fierit në kuadër të turit “Bashkia që duam”, shkruan lapsi.al.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...