Një thirrje për ndihmë në numrin 112 ka vënë në lëvizje policinë e Tiranës. Burime zyrtare pohuan për BalkanWeb se policia është vënë në ndjekje të një automjeti tip “Alfa Romeo” pasi një person ka telefonuar në numrin 112 dhe ka denoncuar se nga kjo makinë janë kërcënuar me armë disa qytetarë.
Pas disa minutash ndjekjeje, në rrugën “Siri Kodra”, pranë magazinave autorët e kanë hipur makinën mbi një trafikndarëse dhe më pas e kanë braktisur aty dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Nga këqyrja e makinës, efektivët e policisë kanë gjetur një sasi të vogël kokaine në kroskot. Ndërkaq po merren shenjat e gishtave dhe po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...