Paulin Simoni, 39-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese është ekstraduar këtë të mërkurë nga Italia në Shqipëri.
39-vjeçari rezulton i dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim, nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Ai është dënuar nga gjykata, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime të kundërligjshme duke falsifikuar dokumentet e pronës dhe formularët e pronësisë, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.
Gjithashtu policia bën me dije se edhe një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Policia bën me dije se si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, është ekstraduar drejt Gjermanisë, shtetasi serb I. B., 50 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata Rajone e Ravensburg, me vendimin e datës 17.08.2023, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë. /Telegrafi/
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram