Konfliktet nga dhënia e parave me fajde duket se ka qenë shkaku i rrëmbimit, vrasjes dhe më pas groposjes së 34-vjeçarit Kejsi Hysa nga Laçi, i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit. Burime pranë policisë së Kurbinit i thanë Tv Klan se kjo është pista kryesore ku janë mbështetur hetimet.
Viktima ishte i njohur në zonë për dhënie parash me përqindje. Sipas të njëjtave burime Hysa i kishte huazuar një sasi të madhe parash, Hysni Ramajt, 31-vjeçarit të arrestuar nga policia, pronar i një mobilerie. Policia zbardhi mesazhet dhe komunikimet telefonike mes të dyve deri më 5 korrik, kur Hysa doli nga shtëpia për të mos u kthyer më.
Viktima dhe autori janë konfliktuar para ngjarjes, përplasje që ka përfunduar me përdorimin e armëve. 34-vjeçari u ekzekutua me një plumb në kokë. Më pas, trupi i tij u gropos në këtë vend me shkurre në afërsi të fshatit Shelqet të Krujës. Policia gjeti edhe një pushkë model 56, një pistoletë tip Bereta e kalibrit 9 milimetra, makinën e viktimës dhe sende personale të tij.
Mbetet në kërkim një bashkëpunëtor në krim me inicialet H. R. Policia kishte 3 vjet që e kërkonte Hysën pasi ai akuzohej si i përfshirë në vrasjen Edmond Theodhorit në Sarandë në 10 korrik të 2015-ës. Bashkë me 6 persona të tjerë ai qëlloi për vdekje pronarin e lavazhit pas një sherri për motive banale. Një tjetër pistë e cila po verifikohet është ajo e hakmarrjes./Tv Klan/
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...