Monedha evropiane, euro, po dobësohet me ritme të shpejta kundrejt lekut të Shqipërisë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë monedha evropiane regjistroi vlerën më të ulët në tregun valutor shqiptar gjatë këtij viti ndërsa një euro po këmbehet aktualisht me 100.08 lekë.
Nëse bëhet krahasimi i kursit të këmbimit euro-lek për pjesën e parë të 2024-ës rezulton se monedha evropiane është zhvlerësuar ndaj lekut me mbi 8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha evropiane të pësoj zhvlerësim të mëtejshëm në vijim.
Dobësimi i monedhës evropiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit./abcnews.al/
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës