Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji është takuar me fermerët e Korçës.
Permes një shkrimi në facebook, Salianji ka thënë se këta fermerë punojnë gjithë vitin dhe në fund mundin e hedhin në kanal, shkruan arbresh.info.
“Njerëz të thjeshtë dhe punëtorë shohin se si pasuria e tyre e vetme humb vlerën për shkak se nuk kanë në krah qeverinë por e kanë përballë”, ka shkruar Salianji.
Ai tutje thotë se ndryshimi do të vijë pas 25 prillit, ndërsa shton se duke mbështetur alternativën e PD fiton fermeri.
Postimi i plotë:
Në çdo shtëpi ??
Punojnë gjithë vitin dhe në fund mundin e hedhin në kanal. Ajo që në çdo vend do të dukej çmenduri, për fermerët e Korçës është kthyer në një ritual të dhimbshëm që përsëritet çdo vit. Njerëz të thjeshtë dhe punëtorë shohin se si pasuria e tyre e vetme humb vlerën për shkak se nuk kanë në krah qeverinë por e kanë përballë!
Ndryshimi do të vijë pas 25 prillit! Kjo betejë nuk është për karrige por për modele qeverisjeje!
Duke mbështetur alternativën e PD fiton fermeri
FIT❤️N SHQIPËRIA ??
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...
Eurostat: 25% e të rinjve në BE punojnë dhe studiojnë në të ...
Kobbie Mainoo vendos të qëndrojë te Manchester United
KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar
Pacolli: Tradhtia dhe pabesia rëndojnë shpirtin dhe kthehen ...