Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha priti sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tajar Kağan Atay, ku biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.
Ministri shprehu vlerësime në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, njëherësh dinamik e mjaft të frytshëm me shtetin turk.
Për Hoxhën, Turqia është një partner kryesor në fushën e sigurisë, por edhe kualifikimeve në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të shkollimit dhe asistencës te përhershme.
Ambasadori turk u zotua për dhënien e ndihmës së vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar që e kundërta as që mund të diskutohet.
“Jemi për të mbështetur Shqipërinë si dhe për të përcjellë gjithmonë përkrahjen e shtetit turk”, nënvizoi ambasadori Atay.
Në bisedë palët shprehën reciprokisht mirënjohjen e thellë për solidaritetin e dëshmuar dhe ndihmën e menjëhershme gjatë periudhës kur dy vendet u përfshinë në emergjenca.
Ministri i Brendshëm pranoi ftesën për një vizitë zyrtare në Turqi për të takuar ministrin e Brendshëm të Turqisë në një moment sa më të volitshëm./atsh
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...