Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj përmes një fotografie në Facebook ka bërë thirrje për vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes së veturës.
Në këtë fotografi shihet një tabelë e vendosur në një nga rrugët e Tiranës, në të cilën thuhet:”Lidhe rripin, Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!”.
Ky postim nga i të parit të Tiranës, lidhet me publikimin e shumë videove nga persona të ndryshëm që kërcenin me këngën e reperit Drake, In My Feelings.
“Të besh #KikiChallenge me kërcim jashtë makinës që ecën, duket shumë gallatë, gjersa ndodh hataja!
Na duhesh të kërcesh më gjatë, ndaj vendose rripin e rri në makinë shoku! “, ka shkruar Veliaj në Facebook.
Ndryshe, #KikiChallenge është një sfidë ku njerëzit nga mbarë bota kanë realizuar video duke dalë nga veturat përderisa ato janë duke lëvizur e duke bërë vallëzim nën tingujt e kësaj këngë.

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...