Stuhia e fortë dhe reshje të dendura shiu që përfshiu ditën e sotme Shqipërinë, veç dëmeve materiale dhe pemëve të rrëzuara, ka prekur drejtpërdrejt edhe qytetarët.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 20 pacientë, 10 prej të cilëve po vijojnë të marrin shërbim mjekësor atje.
Këta persona janë lënduar pasi janë goditur nga sende të forta, të cilat kanë fluturuar në ajër ditën e sotme për shkak të erës së fortë.
Ndërkohë kujtojmë se disa qytete u ‘zhytën’ totalisht nën ujë, nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan stuhinë e erës, shkruan A2 CNN.
Institucionet e ndryshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të automjeteve që të rrisin vigjilencën.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision