Gazetarja Eni Vasili, foli sa i takon dhunës seksuale në vendin tonë, nisur nga rasti i 15-vjeçares së abuzuar në një periferi të Tiranës.
Vasili mori pjesë në manifestimin e djeshëm, ku u bashkuan veçanërisht të rinj e të reja me pankarta në duar, që tejçonin mesazhe sensibilizuese. Gazetarja i mëshoi faktit se dhuna seksuale mund të parandalohet me sensibilizim.
“Familja është bërthama kryesore nga ku fillon edukimi dhe mirë është të mos i trajtojmë më djemtë si mbretër dhe vajat si shërbëtore. Është shkolla që nuk e bën këtë lloj edukimi, institucionet e tjera (gjykatat). Ajo që duhet të bëjmë ne është që të flasim, të denoncojmë. Denoncimi është një nga ilaçet kryesore; rëndësia që merr e folura në media për këto raste është thelbësore. Mendoj që jemi një shoqëri e sëmurë, kemi shumë probleme, sa më parë të identifikojmë diagnozat tona, aq më shpejt do kemi mundësi të kurohemi. Nuk duhet të kemi frikë nga sëmundjet tona, thjesht duhet ta pranojmë, jemi shoqëri me mjaft problematika”, u shpreh Vasili.
Ndërkohë e pyetur sa i takon hapjes së shtëpive publike në Shqipëri, Vasili u shpreh kundër:
“Unë jam absolutisht kundër kësaj gjëje dhe nuk e shoh aspak seksin si një objekt që duhet blerë në dyqan njësoj siç luftojmë të blejmë marijuanën në Holandë. Mendoj që edukimi seksual i të rinjve në kohën e duhur dhe krijimi i mentalitetit të emancipimit që jemi njerëz të hapur, që duam , dashurojmë dhe kemi të drejtë të zgjedhim është e vetmja mënyrë.”
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit