Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pranoi propozimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për 7 emrat e rinj të qeverisë së tij dhe i dërgoi për dekretim në Presidencë.
Rama dhe Basha u takuan në mbrëmje në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe përmbyllën një nga pikat e marrëveshjes që ata arritën të enjten në orët e para të mëngjesit, raporton TopChannel.
Emrat teknike të propozuar nga opozita janë: Për postin e zëvendëskryeministrit: Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit.
Për postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i Trupave Speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit.
Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë në KLSH dhe ish zv/drejtoreshë e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike.
Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino.
Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, mjek.
Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisël: Xhuljeta Kërtusha.
Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballancën për kreun e Avokatit të Popullit.
Nesër do të vihet në zbatim marrëveshja Rama-Basha, do të miratohen ndryshimet në qeveri, paketa për zgjedhjet, Vettingu si dhe kreu i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Këta emra shkojnë për dekret. Ndërkohë Presidenti Nishani ka ndryshuar datën e zgjedhjeve. Dekreti i ri zyrtarizon 25 qershorin si datën e dakordësuar mes Kryeministrit dhe liderit të opozitës, ku njëherësh do të mbahen edhe zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës.
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje