Anëtarët e Shoqatës Diaspora 91’ kanë falënderuar ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani për marrëveshjen e pensioneve të firmosur sot mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në letrën drejtuar ministrit të Jashtëm Igli Hasani, shkruhet se, “me këto rreshta që nuk arrijnë të përfaqësojnë gjithë ç’ka ndjejmë në këto momente, ju shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë në emër të të gjithë anëtarëve të Shoqatës Diaspora 91-19 ANIAP (Itali) për angazhimin tuaj të vazhdueshëm në arritjen e marrëveshjes në fushën e sigurisë sociale midis Italisë dhe Shqipërisë. FALËNDERIM.
Më tej thuhet se, “le të vazhdojmë këtë rrugë duke e çuar deri në fund aplikimin e kësaj marrëveshje brenda pak muajve. Çdo dite e humbur krijon një dëm tek bashkatdhetarët tanë. Me këtë rast kemi vlerësuar pozitivisht efikasitetin dhe shpejtësinë në zgjidhjen të problemeve të shtetit aktual shqiptar.
Ju lutemi që të shprehni mirënjohjen tonë të gjithë punonjësve që kanë kontribuar në këtë rezultat pozitiv duke përfshirë edhe Zonjën Olta Xhaçka. Me respekt e mirënjohje. Anëtaret e shoqatës Diaspora 91 – 19 ANIAP në Itali e Shqipëri, me 06/02/2024”, shkruajnë në letër anëtarët e shoqatës Diaspora 91-19 ANIAP në Itali dhe Shqipëri. /rtsh.al/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...