Dikur shtigjet pranë fshatit Leropigji të Kosturit , vetëm disa km larg kufirit greko-shqiptar, përdoreshin nga emigrantët shqiptarë që shkonin drejt Greqisë, por tashmë aty pamja është krejt ndryshe.
Sipas një reportazhi të agjencisë Associated Press tani ato përdoren nga refugjatët dhe emigrantët e vendeve të Lindjes së Mesme që duan të ikin nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, drejt Europës.
Husam Hderi, Palestinez nga Siria: Dua të shkoj në Shqipëri. Më pas në Kosovë, Bosnje -Hercegovinë, Itali sepse dua të punoj në Itali.
Vetëm pranë këtij fshati mbi 50 refugjatë të cilëve u është refuzuar azili në Greqi ,vazhdojnë përpjekjet për të kaluar kufirin shqiptar, shumë prej tyre duke paguar edhe mbi 2500 dollarë trafikantëve.
Michalis Trasias, bari:Disa janë vetëm, por ka edhe familje me fëmijë, me gra. Ata kanë bërë kampe këtu.
Kanë qëndruar për një kohë të gjatë këtu në kufi, pothuajse gjatë gjithë verës, të paktën që nga Maji duke u përpjekur të kalojnë në Shqipëri.
Siç dëshmojnë refugjatët korridoret nëpërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të mbyllura tashmë ndaj përpiqen të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë edhe pse kufiri i saj tashmë është përforcuar nga trupat e agjencisë europiane të Mbrojtjes së Kufijve ,Frontex .
Musa Abdallah, emigrant nga Sudani: “Unë dua të kaloj përmes Shqipërisë në Serbi, por në kufirin e Shqipërisë ka oficere te FRONTEX nga Gjermania, Italia dhe Hungaria.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme shqiptare Ardian Biti ka deklaruar se Shqipëria po bën çmos për të luftuar grupet e krimit të organizuar. Gjithashtu edhe burime të policisë kufitare greke pohojnë se kontrollet në këtë zonë janë të shpeshta./tch/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran