Por ndryshe nga tre vjet më parë, kësaj radhe është Shqipëria që në mënyrë të njëanshme ka vendosur kontrollin e dyfishtë, ndërkohë që në pjesën e Kosovës kontrollet vazhdojnë si më parë, vetëm në hyrje të këtij shteti.
Përgjegjësi i turnit në pikë-kalimin kufitar të Morinit ka bërë të ditur se rikthimi i kontrolleve të dyfishta në kufi me Kosovën është bërë pas një urdhri të Drejtorisë së Policisë së Shtetit të Shqipërisë, por pa dhënë detaje se çfarë përmban ai.
Në interesimin e “Kohës Ditore” për arsyet e rikthimit të kontrolleve të dyfishta, drejtori i kufirit dhe migracionit për Kukësin, Ferdinad Gjeta, i është përgjigjur përmes zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, Diana Deda.
Por arsyeja e vërtetë e rivendosjes së kontrolleve të dyfishta është emigracioni i paligjshëm i shtetasve të Shqipërisë. Burime të policisë kufitare dhe atyre doganore në Morin të Kukësit kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se frenimi i azilkërkuesve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së është emergjencë kombëtare, pasi BE-ja i ka vënë si kusht kryesor Shqipërisë frenimin e azilkërkuesve për hapjen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...