Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme, ku raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa mësohet se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Sipas informacioneve të para, në brendësi të një automjeti është konstatuar një person i plagosur që më pas ka ndërruar jetë.
Makina e viktimës është gjetur e parkuar në afërsi të një pike karburanti. Ndërsa siç raporton rtsh mësohet se brenda autmjetit ka qenë edhe një person tjetër, gjendja shëndetësore ende nuk bëhet e ditur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë të mbrëmjes së sotme, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke izoluar zonën dhe duke nisur hetimet për kapjen e autorit apo autorëve.
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...