Kulmi i festës së Verës për banorët e Elbasanit është mesnata dhe orët e para të mëngjesit të 14 marsit.
Rrugët mbushen plot, ndërsa në sheshet qendrore janë mbajtur edhe koncerte.
Në mëngjes rrugët e qytetit janë mbushur edhe me vizitorë, të cilët ditën e Verës kanë vendosur ta festojnë në Elbasan.
Aktivitetet nisën me garën e çiklizmit. Më pas të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë bërë paradën e përvitshme të karnavaleve.
Që prej ditës së djeshme, në Elbasan është hapur edhe Panairi i Zejeve, i cili prezanton veshjet tradicionale nga artizanët, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe Panairi i Librit.
Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë koncerte dhe aktivitete si për fëmijët, ashtu dhe të rriturit.
Festa e Verës, një festë tradicionale në qytetin e Elbasanit, ka për simbol bollokumen, ëmbëlsirën e njohur, e cila tashmë është shpërndarë në të gjithë vendin.
Dita e Verës, prej vitit 2004 është futur në listën e festave zyrtare në Shqipëri./Top Channel
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...