Në spitalin infektiv të Elbasanit janë paraqitur disa pacientë me gripin e derrit.
Bartësit e virusit AH1N1, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët këshillojnë kujdes, por thonë se pavarësisht rikthimit të këtij virusi, nuk ka vend për panik.
Gripi i derrit është një sëmundje që prek sistemin e frymëmarrjes dhe rëndimi i pacientit shkaktohet pikërisht nga insufiçenca respiratore.
Simptomat janë temperatura e lartë, dhimbje koke, humbje oreksi, këputje, skuqje dhe djegie të syve, dhimbje fyti, bllokim hundësh dhe kollë e thatë, shkruan TCH.
Më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë dhe fëmijët./Top Channel/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës