Shtetasi shqiptar Jani Aliaj u vra të hënën brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhallos, në Greqi.
Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në krahun e tretë të burgut, në rrethana që ende nuk janë të qarta.
Viktima, ndërroi jetë pas plagëve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë e i improvizuar, i përdorur gjatë sulmit nga një tjetër i burgosur me kombësi greke. Jani Aliaj, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e ish-bllokut.
Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një ambient publik mjaft të frekuentuar nga qytetarët, në zonën e ish-bllokut, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie, një doktor dhe 1 gazetar të kronikës së zezë. Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë dhe gazetarit, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë.
Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima.
Si fillesë e kësaj sage hakmarrje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj. Por përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal, prej gati dy dekadash.
Më 10 janar 2016 Jani Aliaj u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiço. Aliaj u qëllua disa herë nga një makinë në lëvizje por asnjë plumb nuk e kapi. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur lehtë vetëm një kalimtar i rastit.
Atentatet ndaj tij vijuan dhe në Gjirokastër, ku më 25 prill 2016 përsëri u qëllua nga një makinë në lëvizje dhe mbeti i plagosur lehtë në dorë. Për ngjarjen ai nuk denoncoi në polici duke thënë se nuk kishte konflikte me njeri.
Vetëm 1 javë më vonë, më 1 maj 2016 në një lokal në Bllok ekzekutohet me 2 plumba Elton Çiço. Për ngjarjen policia shpalli si autorë Jani Aliajn dhe Renato Milloshin.
Jani Aliaj u arrestua në Athinë për llogari të autoriteteve shqiptarë në janar të vitit 2025./euronews.al
LEXO EDHE:
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun e Koridhalos
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...