Xhelali thotë se skema e re e TVSH-së dhe ajo e subvencionimt e ka dëmtuar atë ekonomikisht. Këtë vit janë përjashtuar nga skema e financimit pothuajse të gjitha kulturat bujqësore që mbështesin prodhimin e drejtpërdrejtë në ferma të tilla si mbjellja e pemëve frutore dhe vreshtave, mbjellja e perimeve në serra, prodhimet bujqësore bio si dhe kultivimi i bimëve aromatike-mjeksore.
“Do të shtoja sipërfaqen e shalqinit, do të shtohej eksporti, do të rritej numri i punëtorëve që do të punonin këtu”, tregon Dervishi.
Norma e kompesimit për prodhuesit bujqësorë nga 20 në 6% ka shkaktuar pakënaqësi nga fermeri e deri tek ekportuesi. Eksportuesi Ardian Citozi thotë: “Të vesh TVSH-në 6% dhe nga ana tjetër ne tregtarët me njëri-tjetrin e kemi 20% kjo nuk është logjikë. Unë jam një tragtar që punoj në fushën e bujqësisë, nëse unë do të ngarkoj një ngarkesë me mollë nga Korca. Tani pika e grumbullimit e blenë me 6% (mollën) nëse ai ma shet mua brënda përbrënda Shqipërisë do ma shesi me 20% . Atëherë përse duhet që këtë 14% ta avancoj përpara? Do thuash ti shteti ma rimburson mua, po ma rimburson dhe pse duhet të financoj unë 14% në një kohë qe në luajmë për 5% fitim”.
Më 3 prill, në qytetin e Lushnjes fermerë nga e gjithë Shqipëria do të protestojnë kundra paketës së re fiskale./TCH/
“Po e shpall pavarësinë, po”; “me emër të Zotit”, Endriti ri...
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...