Muaji mars do t’i gjejë studentët e ekselencës që kanë aplikuar në portalin “punëtëmbarë.gov.al” të punësuar pranë Administratës Publike, eksperiencë që do të zgjasë një vit dhe do të paguhet njësoj si për punonjësit e tjerë të përhershëm.
Mundësia e aplikimit është shtyrë deri më 10 shkurt, ndërkohë që Departamenti i Administratës Publike po bën filtrimin e dokumentacionit të sjellë nga studentët kandidatë.
“Kemi mbi 900 aplikime për 803 vende pune. Ka dhe nga ato raste, kur nuk është i plotësuar kriteri i mesatares. Pra nuk plotësojnë kriterin e mesatares 9-10, që është kusht, apo diploma që janë marrë para vitit 2017. Për faktin se Sekretaritë e fakulteteve nuk kanë qenë të disponueshme për t’iu ofruar studentëve dokumentacionin e nevojshëm, është marrë vendimi për ta shtyrë edhe 10 ditë të tjera aplikimin, pra deri më 10 shkurt”, tha Albana Koçiu, drejtoreshë e DAP-it.
Studentët e ekselencës, – tregon drejtoresha e DAP, – kanë shfaqur deri më tani interes më të madh për të punuar në institucionet e shërbimit civil.
“Kjo ndodh për shkakun se aty ndodhen pozicionet e punës nëministri, në agjenci të rëndësishme, këtu përmend Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë, Administratën Doganore, Tatimore. Aplikantët janë kryesisht të Shkencave Shoqërore, Ekonomike dhe Juridike”, tha më tej Albana Koçiu.
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...
Gruaja e plagosur me armë zjarri në Pejë ndërron jetë
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...